Heroi Fadil Vata, për gjatë gjithë jetës, shquhej për besnikëri, ndershmëri, trimëri dhe mençuri

25 prill 2023 | 16:58

Shkruan: Menderes Zeneli

Heroi Fadil Vata, për gjatë gjithë jetës dhe veprimtarisë së tij, shquhej për besnikëri, ndershmëri, trimëri dhe mençuri.

Që në rinin e tij, Ai, për shkak të veprimtarisë çlirimtare, në vitin 1981 u dënua nga regjimi jugosllav me shumë vite burg të rënd.

Si pasoj e torturave nga më ç ‘njerëzoret, dhe vuajtjes në burgjet serbo-jugosllave, Fadil Vatës, regjimi jugosllav ia shkatërroi shëndetin fizik, me synim që pas daljes nga burgu të mos mund të vazhdoj veprimtarinë atdhetare.

Megjithatë, pas burgut në vitin 1987 e deri në fund të jetës së tij më 25 prill të vitit 1990, Fadil Vata së bashku me Afrim Zhitinë e bashkëveprimtarët e tij, arriti ta ngrejë organizimin e Lëvizjes Popullore për Republikën e Kosovës (LPK), dhe për një shkallë më lartë, drejt një kryengritje të përgjithshme të armatosur për çlirimin e Kosovës dhe viseve të saj.

Ndonëse nuk arriti të jetoj gjatë, deri në kryengritjen e përgjithshme të luftës së armatosur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, veprimtaria e tij u bë frymëzim dhe rrugëtim i çdo luftëtari për çlirimin dhe bashkimin kombëtar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni i Garave të Superligës së Kosovës dhe Ligës së…