Heroi i Çernobilit tregon se si e shpëtoi Evropën nga shkretimi bërthamor
Alexei Ananenko në atmosferën e duartrokitjeve të miniserialit amerikan “Chernobyl”, ai mori një meritë të veçantë si një nga personat që shmangën një katastrofë edhe më të rëndë në aksidentin më tragjik bërthamor në histori.
Aktualisht ai banon një shtëpi modeste, me dy dhoma, në periferi të Kievit.
Alexei Ananenko shprehet me modesti se nuk është një hero.
“Unë nuk jam ndjerë kurrë si një hero. Ishte detyra ime”, pohon për median 59-vjeçari, ish-inxhinier, i cili vuri në rrezik jetën në vitin 1986 në aksidentin në centralin bërthamor të Çernobilit, që ndodhet rreth 100 kilometra larg shtëpisë së tij.
Në një nga episodet më tragjike, miniseriali i realizuar nga televizioni HBO tregon historinë e Ananenkos dhe dy inxhinierë të tjerë, Valeri Bespalov dhe Boris Baranov, të cilët zbritën poshtë në zemër të reaktorit në flakë të Çernobilit për të zbrazur rezervuarin me ujë që ndodhej në rreth tre metra thellësi, për të parandaluar shkretimin e Evropës.
Në ekran, tre burrat të vetëdijshëm për rrezikun e pashmangshëm dolën vullnetarë për këtë mision për të shmangur një tragjedi, miliona të vdekur, që do të shkaktonte një shpërthim i dytë, që mund të shkaktohej nga kontakti i lëndës djegëse bërthamore me ujin e rezervuarit.
Në realitet, edhe pse frika e një shpërthimi të dytë ishte diçka e pritshme, intensiteti i përhapjes nuk ishte i qartë.
Të tre ‘’kamikazët’’ iu bindën thjesht urdhrave, pa u informuar informuar qartësisht për rreziqet që i kanoseshin, përcjell “Atsh”.
”Një zë i brendshëm më dha urdhër të shkoja, atëherë u nisa”, tregon Ananenko me flokë kafe dhe sy ngjyrë kafe që bënin kontrast me flokët e hirtë të islandezit, Baltasar Breki Samper, që ai e mishëron në serial.
”Unë nuk ndjeva aspak frikë”, vijon ai.