Heroi i ditës Adnan Dibrani
“Siç bëjnë të ditur medie të ndryshme nga Mali i Zi, sot Adnan Dibrani, deputet i parlamentit të Suedisë, ka shpëtuar jetën e një foshnje e cila rrezikonte të mbytej në ujin e ftohtë të lumit Moraça”, ka shkruar Astrit Gashi, gazetar, në profilin e vet në “Facebook”.
Adnan Dibrani ndodhej në Mal të Zi si vëzhgues i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për zgjedhjet në Mal të Zi.
Foshnja që u shpëtua sot nga ujërat e Moraçës është jashtë rrezikut dhe është vendosur në reanimacion, bëjnë të ditur mediet.
Për portalin Pobjeda të Malit të Zi, Adnan Dibrani ka deklaruar: “Unë e mora fëmijën dhe u përpoqa të bëj atë që di, sa më mirë që mundem. E shtrydha foshnjën mbi bark dhe shpinë, ia shtrydha ujin nga mushkëritë. Kur e dëgjova të qarit e tij, sepse më vonë e mora vesh se ishte djalë, nxitova në urgjencë dhe ua dorëzova atyre”, ka thënë Adnan Dibrani.
Zyrtarë e politikan të ndryshëm malazez kanë shpreh falënderime ndaj shqiptarosuedezit Adnan Dibrani për gjestin vetmohues.
Në foto Adnan Dibrani dhe Astrit Gashi, gazetari i cili në tre mandate e mbështeti me fushatë mediale