HEROI I KOMBIT ARIF SEFERI NGA TORTURAT VDIQ NË BURG

19 qershor 2024 | 23:37

Ismet Sylejmani

Fitor Seferi, djali i Heroit të Kombit Arif Seferi, sot ka postuar njoftimin e 32 vjetorit, nga arrestimi i Babait të Tij, në kufirin maqedono-bullgar!
Pas arrestimit dhe burgosjes, i gjallë nga burgu nuk doli!
Armiqt dhe tradhetarët e torturuan për vdekje në qelitë e burgut të Shutkës!
Asnjë sekret politiko – patriotik nuk e dekonspiroi.
Asnjë shok nuk dha!
Asnjë plan nuk u shpartallua, sepse Ai qëndroi stoikisht i pathyeshëm!
Lufta për liri vazhdoi dhe ajo nuk u ndal, dhe nuk u dëmtua nga atdhetari dhe patrioti i shquar Arif Seferi!
Sikur Arif Seferi janë të rrallë bijtë e popullit shqiptar!

Në mision luftarak ishte bashkë me Udhëheqësin e madh, Antarin e Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm te LPK-së, Nazmi Hoxhën dhe Kryetarin e Këshillit të Rrethit të LPK-së, pjestarin e grupit të famshëm të ushtrimeve ushtarake, me grupin e Zahir Pajazitit në Shqipëri, Komandantin e njesiteve të para të UÇK-së, Heroin e Kombit Xhevat Qerimi!

Heroi i Kombit Arif Seferi, duke mos dalur i gjallë nga burgu, u bë vazhdues i të bëmave të mëdha, sikur Heronjtë e Kombit, që vdiqën nëpër çelitë e burgjeve, si: Fazli Grajçevci, Shaban Shala, Xhemajli Berisha, Xhemjli Blakaj,Zija Shemsiu e shumë të tjerë me pas Tij!

Nderim përgjithmonë, Heroit të Kombit Arif Seferi!
Lavdi e përjetshme, antarit e drejtuesit të lartë të LPK-së, veprimtarit të madh kombëtar, shokut e bashkveprimtarit tim ,Heroit te Kombit, të pavdekshmit Arif Seferi!

Prishtinë, 19 Qershor 2024!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Evropian (KE) ka propozuar sot buxhetin e Bashkimit Evropian…