Heroi i kombit Fahri Fazliu po rikthehet i bronztë në qytetin e Obiliqit (foto)
04 maj 2023
| 17:43
Kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, përmes një postimi në “Facebook” ka shkruar se heroi i kombit, Fahri Fazliu, po rikthehet i bronztë në qytetin e Obiliqit.
Ceremonia e zbulimit të shtatores do bëhet nesër (5 maj, e premte) nga ora 12:00, në sheshin që do bart emrin e heroit të kombit, Fahri Fazliu.
“Ju ftoj për pjesëmarrjen! Lavdi përjetësisht”, ka shkruar Xhafer Gashi.