HEROI I KOMBIT NASER VELIU

24 prill 2022 | 11:45

Ismet Sylejmani

Heroi i Kombit Naser Veliu, bën pjesë në atë resht, i cili u bë barikada e pakalueshme dhe istikami nga i cili nuk nxirreshin dot të gjallë luftëtarët e lirisë, para se ta fitonin me gjak e luftë, pavdeksinë e madhe!

Heroi i Kombit Naser Veliu, ka meritën e madhe, sepse me pavdeksinë e Tij, e bëri pjesë aktive nderimin e pandalshëm edhe në tokën e të parëve tanë, në truallin e lashtë e të larë me gjak të popullit shqiptar në Maqedoninë e Veriut!

Lëvizja Popullore e Kosovës me aktivitetin e veprimtarëve të sajë dhe me gjakun e Tyre të derdhur për liri, ishte zot në tokën shqiptare në Maqedoninë e Veriut, sepse pjestari i sajë, Heroi i Kombit Naser Veliu, i kishte dhënë gjak nga trupi i Tij dhe me jetën e Tij, ishte bërë ngjashëm sikur Jusufi, Kadriu e Bardhoshi, sikur Rexhepi e Nuhiu, sikur Afrimi e Fahriu, sikur Fadili e Zijahu, e sikur shumë të tjerë, bazamenti i çeliktë i madh politiko-kombetar e ushtarako-çlirimtar për t’u emertuar e për t’u themeluar dhe pastaj për të filluar lufta e armatosur e Ushtrisë Çlrimtare të Kosovës, e UÇPMB-së dhe e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare!

Kryetari historik i LPK-së Fazli Veliu dhe Udhëheqësi i popullit shqiptar Ali Ahmeti, e kishin argument të madh e të fuqishëm në rrugën e tyre për liri, çlirim, pavarësi e drejtësi të popullit shqiptar të Kosovës dhe viseve të saja, ngase me rënien e Tij, veprimtari i LPK-së, Heroi i Kombit Naser Veliu, kishte realizuar përfshirjen e plotë edhe me gjak të kontributit të gjeografisë së Atdheut!

Roli i madh, jo vetëm i pa mohueshëm, por edhe i pakrahasueshëm i popullit shqiptar nga Maqedonia e Veriut, me figurën emblemë të Heroit të Kombit Naser Veliu, është përfaqësuar me dinjitet e me nderim në arenën kombëtare, sepse rreshtimini Tij në kontributin e të mëdhenjëve që i kanë dhënë çështjës së madhe të popullit, Atdheut dhe Kombit, mbetet kryelavdia në mes të Panteonit të Kombit!

Lavdi Heroit të Kombit Naser Veliu??

Prishtinë, 23 Prill 2022

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Timberwolves ka mposhtur me rezultat të ngushtë Grizzlies. Ndeshja e…