HEROINA E GJALLË MIRDITORE MARIE BIBA, FESTON DITËLINDJEN E SAJ NË PREKAZ TE ADEM JASHARI
Ismet Sylejmani
Sot është ditëlindja e heroinës së gjallë mirditore, shqiptares më të nderuar e më me ndikim, në tërë hapsirën atdhetare gjithëshqiptare!
I gjithë planeti shqiptar, të gjithë atdhetarët dhe patriotët e dijmë se Marie Biba është vajza e vetme heroinë e Heroit të Popullit, Atdheut e Kombit, të pavdekshmit Bardhok Biba!
Sikur i Ati i Saj, që është figura më madhore e Heroit të vendit të shqiponjave, edhe Maria është bërë figurë e dashur dhe e respektuar ndër luftëtarët shqiptar, kudo ku gjindeshin ata, kudo ku jetojnë e kudo ku punojnë!
Prandaj Ti heroina e gjallë mirditore, je e shenjtë për ata që e dojnë Popullin, Atdheun dhe Kombin, me gjithë zemër e me gjithë shpirt!
Shumë e respektuara Marie Biba, të gjithë shqiptarët dalëzotës të truallit të Arbërit, si në Shqipëri, si në Kosovë, si në Maqedoni të Veriut, si në Luginë të Preshevës , por edhe kudo nëpër botë, të kanë pasur e të kanë idol, dhe Ti, e nderuara Marie Biba, me dimensionin e personalitetit Tënd, ke dhënë dashuri pa fundt të fëmiut të Dëshmorit të Atdheut, ndaj kujtdo dhe kudo ke qenë dhe mbetesh e admiruar!
Te Ti, është një rrezatim i pashembullt, një përmbajtje e fuqishme, që ngulitet te çdo shqiptar patriot!
Në Ty, në fëmijërinë Tënde, atëherë kur të mbante në krah Gjeneral Enver Hoxha, kanë lënë gjurmë të pashlyera dy figura të mëdha Babai Yt, i vrarë, Heroi Gjigand i Atdheut tonë Bardhok Bibaj dhe Kryeudhëheqësi më i madh i të gjitha kohërave të kombit tonë, Enver Hoxha!
Dhe sot në 25 Gusht 2024, Ajo në ditëlindjen e Saj, me familjen e Saj, ka zgjedhur ta vizitoj Kullën Heroinë të Kombit, vendin e shenjtë dhe mitik të Kombit tonë, vendlindjen e Komandantit Legjendar të UÇK-së Adam Jashari, Prekazin historik, dhe të përkulet të varri i Tij dhe i familjes heroike Jashari!
Kështu veprojnë të mëdhenjtë e Kombit, dhe heroina e gjallë mirditore Marie Biba, është dhe mbetet njëra prej figurave më të mëdha të Kombit!
Unë në emrin tim dhe të familjes time, i urojmë mikes së madhe të familjes tonë, nga zemra💯 të lumtura, shëndet e suksese, me fëmijë, me nipër e me mbesa dhe të gjithë familjen e fisin Tënd dhe miqtë e shumë kudo që i ke!
GËZUAR DITËLINDJEN HEROINA E GJALLË MIRDITORE MARIE BIBA🇦🇱🥂!
Me shumë respekt!
Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 25 Gusht 2024!