Heroinat që e gdhendin dhimbjen
15 shkurt 2023
| 19:54
Sot, në prag të 15-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, në sallën e mbushur përplot të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës u promovua libri me titull “Ato gdhendin dhimbjen” i autores Alketa Gashi-Fazliu.
Libri iu është kushtuar nënave shqiptare që dhanë fëmijët e tyre në luftën e UÇK-së për liri.
Në të autorja ka përmbledhur 15 rrëfime të nënave për dhimbjet dhe vuajtjet e tyre.
Një promovim tejet i veçantë, që mblodhi personalitete të shumta nga politika, kultura, bashkëluftëtarë të dëshmorëve, invalidë dhe veteranë të UÇK-së.