Heroizmi epik i luftëtarit 14 vjeçar të UÇK-së!
Respekt për çlirimtarët- datë 21 prill 1999 në Spitalin e Kukësit (përjetim i imi).
Shkruan: Miradije Gërguri
Pas debimit nga Kosova prej paramilitareve serb, tri ditë kam qendruar ne Spitalin e Kukesit si shoqeruese e babes se semure.
Ne pasditen e 21 prillit ne dhomen ku qendronte i shtrire edhe baba im, e sollën një ushtar të plagosur, ishte një djalë i ri.
E pyeti mjeku, sa vjeq je?
Ai u pergjigj: 14 vjeç jam, kam jetu bashkë me familje jashte Kosoves, prindrit i kam nga rrethi i Prizrenit.
Fotografet, gazetaret deshen te i bejnë foto e filmim. Ai filloi të fsheh fytyren dhe të i lus që mos të i bënin fotografi, mos me e incizu, sepse nuk ju kam tregu familjes që po shkoi në luftë në Kosovë dhe nuk dua të me shohin që jam plagosur.
Pasi u larguan gazetaret, mjeku dhe motra vazhduan punen e tyre për trajtim mjekësor.
Kur provuan të i zbathin kepucët ushtarit, nuk munden të i zbathin sepse i ishin ngjitur për këmbë.
Nuk munda të qëndroja indiferente edhe ju afrova të ju ndihmojë personelit mjekësor.
I hoqëm kepucët që ushtari na tha që kishte dy javë që asnjëher nuk i kishte zbathur kepucet në luftën për çlirim nga pushtuesi serb.
Kur filluam të i heqim qorapet, bashkë me qorapet ju hoq edhe lekura e njome.
Ajo skenë e dhimbeshme nuk me hjeket nga kujtesa edhe sa here e kujtoje e perjetoj rëndë.
Personeli shendetsor e bëri punen e vet, i lidhen plagen, i vendosen infuzionin i dhan terapin.
Mirëpo siq dukej rrugës deri në spital kishte humbë shumë gjak dhe kishte të ftoftë. Deri sa u stabilizua u ngroh pak, e kam heq jaknen nga trupi dhe e kam mbulu me te.
Pas disa orëve e kane marrë nga aty ushtarin çlirimtar dhe e kanë dërgu për operacion dhe me nuk dij asgjë për të.