HEROIZMI I KOMANDANTIT ILAZ KODRA
Në kujtim të rënies së komandantit, Ilaz Kodra dhe 40 dëshmorëve e 275 martirëve
Shkruan: Arsim Mehmeti
Sot në 22 vjetorin e Betejës së lavdishme në Vërboc e Shtuticë të Drenasit, kujtojmë luftën dhe rënien heroike të Komandantit të UÇK-së, Ilaz Kodra me 40 luftëtarë të lirisë që luftuan kundër forcave pushtuese serbe.
Ilaz Kodra ishte njëri prej bashkëluftëtarëve të orëve të para të Komandantit Legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, me të cilin kreu aksionet e para të suksesshme në asgjësimin e forcave armike serbe në Drenas që nga viti 1992/93.
Heroi i kombit, laz Kodra pas rënies heroike të Komandant Fehmiut dhe Xhevës, më 22 shtator 1998 u caktua Komandant i Brigadës 114, të cilën e ristrukturojë dhe e përgatiti që të përballej në shumë beteja kundër çetnikëve serb në Drenicë, deri në çlirimin e Kosovës.
Atë ditë të kombshme, armiku gjakatar i kishte vënë në rrethim të hekurt popullatën shqiptare që kishte gjetur strehën për një kohë në këto dy fshatra të Drenicës, gjatë ofensivës që kishte ndërmarr më 30 prill 1999, falangat çetnike kishte vrarë rreth 275 civilë të paarmatosur shqiptarë të gjitha moshave, përfshirë edhe tezakun dhe shokun më të ngushtë jetës time, Hysni Morina nga fshati Bletar si dhe kusherinjë, dajë dhe shumë të tjerë.
Falë gjakut të dëshmorëve dhe martirëve, ne sot gëzojmë lirinë në Kosovën e Çliruar dhe shtetin që do ta gëzojmë brezat që vijnë. Më të dashurit tonë gjithmonë do t’i kujtojmë me mallë, nder dhe krenari!
LAVDI HEROIT ILAZ KODRA!
LAVDI DËSHMORËVE DHE MARTIRËVE!