‘Heronjtë e harruar të shtetit’: Mbi 30 zjarrfikës punuan të premten që Kosova të mos mbetet në terr

03 dhjetor 2024 | 08:17

Mbi 30 zjarrfikës mbrëmjen e së premtes punuan deri në mëngjes që KEK të mos ndalte prodhimin e energjisë elektrike. Operacioni i tyre u krye me sukses por këta punëtorë vazhdojnë të punojnë në kushte jo të mira. Madje për ish komandantin e zjarrfikësve në rajonin e Prishitnës, Latif Zeka, këta punëtorë janë të harruar nga institucionet e vendit.

Nga mbrëmja e së premtes e deri te shtunën në orët e mëngjesit, zjarrfikësit qëndruan në Korporatën Energjetike të Kosovës.

Ata dërguan qindra tonë me ujë në KEK që Kosova të mos pësonte reduktime të energjisë elektrike.

Kjo pas sulmit terrorist që u krye në kanalin e Ibër Lepencit, saktësisht në fshatin Varagë të Zubin Potokut.

E detaje për punën që bënë, dha komandanti i zjarrfikësve për rajonin e Prishtinës, Malë Gashi.

“Unë kam qenë i fasionuar me reagimin e shërbimit të zjarrfikëseve dhe shpëtimit për një kohë shumë të shkurtë. Të gjitha njësitë e zjarrfikëseve në tërë Republikën e Kosovës kanë qenë të gatshme për intervenim. Në orën 21:00 e kemi pranuar informacionin ne 21 e disa minuta kemi qenë para KEK. Dhe të gjitha njësitë në Republikën e Kosovës kanë qenë të gatshëm të na vijën në ndihme e që ta kryejmë operacionin”, tha Gashi.

Atyre iu dolën në ndihmë edhe ekipe tjera nga qytete të ndryshme.

Ani pse të premten e kryen me suksese punën, zjarrfikësit kanë mungesë të kapaciteteve.

“Dy çështje janë me kryesore që jemi të hendikupuar, ajo është e personelit dhe vjetërsia e automjeteve”, tha Latif Zeka-ish komandant i zjarrfikësve në rajonin e Prishtinës.

Madje sipas tij, këta punëtorë vazhdojnë të jenë të harruar nga institucionet e vendit.

“Zjarrfikësit janë të lënën mas dore, se unë kam punuar për një kohë shumë të gjatë prej 85-së dhe kam provuar shumë raste dhe vetëm atëherë kur kanë pasur nevojë për neve, atëherë kanë thënë që cdo sene do të përmirësohet ose kur janë mbajt zgjedhjet kanë thënë se çdo sene do të përmirësohet por deri me tash shumë pak është bërë për zjarrfikësi. Plus asaj numri shumë i vogël është i zjarrfikësve në Kosovë, që duhet 1500 banor të kenë një zjarrfikës”, thotë Zeka.

Përveç numrit të vogël, zjarrfikësit përballën edhe me automjete të vjetruara, madje ata kanë ankesa edhe në lidhje me pagesën që e marrin si dhe mos pagesën e rrezikshmërisë./teve1

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës…