Herrera: Mbappe do të jetë lojtari më i mirë në botë për shumë vite

24 dhjetor 2021 | 17:14

Mesfushori i PSG-së, Ander Herrera ka folur për shokët e skuadrës, sulmuesit, Lionel Messi dhe Kylian Mbappe.

Mesfushori spanjoll tha se Mbappe do të jetë lojtari më i mirë në botë për disa vite, por Messi është numri një dhe për këtë të gjithë jemi dakord.

“Kylian do të jetë lojtari më i mirë në botë për shumë vite, por të gjithë jemi dakord që Leo është numri një. Pa dyshim. Mbappe e respekton shumë Leon dhe dëshiron të mësojë prej tij. Lojtarët e mirë e kuptojnë gjithmonë njëri-tjetrin. Është e natyrshme. Ata flasin të njëjtën gjuhë në fushë”, ka thënë Herrera.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tjetër skandal me të dhënat private të qytetarëve shqiptarë! Abcnews.al…