Herrera pëlqen kalimin në Arsenal
28 mars 2019
| 11:38
Ander Herrera ka zgjedhur Arsenalin. Sipas medieve angleze, mesfushori spanjoll ka vendosur të mos rinovojë kontratën që i skadon më 30 qershor me Manchester Unitedin, pasi dëshiron të transferohet në Londër.
Një lajm vërtet i hidhur ky për trajnerin e Unitedit, norvegjezin Ole Gunnar Solskjaer, i cili e konsideron një lojtar shumë të rëndësishëm Herreran dhe që nga mbërritja e tij në “Old Trafford” e ka aktivizuar rregullisht.