Hertha e ka seriozisht interesimin për Xhakën
23 dhjetor 2019
| 13:12
Ekipi gjerman Hertha Berlin po mendon ta rikthejë në Bundesligë mesfushorin e Arsenalit, Granit Xhaka.
Shqiptari nuk do të qëndrojë më në Londër dhe dëshiron largimin që në janar. Hertha është futur fort në garë për t’i siguruar shërbimet e tij. Kalimi i Xhakës në skuadrën e vogël gjermane mund të jetë një hap mbrapa për lojtarin, por atij i është premtuar se do të ketë investime për të ardhmen. Analisti i “Sky”, Lothar Matthaus, pranoi se Xhaka ishte kontaktuar.
“Kam marrë informacione se Xhaka është kontaktuar dhe Preetz ka udhëtuar drejt Londrës”. Drejtori i Herthes, Michael Preetz, e pranoi diçka të tillë: “Po udhëtoj shumë. Ne kemi disa opsione dhe ide që i duam në janar”.