Hertha mund ta marrë si huazim Rashicën
01 shkurt 2021
| 11:52
Milot Rashica është afër kalimit te Hertha e Berlinit. Futbollisti “dardan” mund të huazohet për gjashtë muaj në skuadrën berlineze, e cila do të jetë e detyruar ta blejë në verë, sigurisht nëse arrin të mbijetojë në Bundesligë.
Rashica tashmë ka marrë një ofertë konkrete. Klubet po punojnë për ta arritur marrëveshjen që gjithçka të mbyllet brenda së hënës.
Hertha ka kërkuar një sulmues të shpejtë për një kohë të gjatë dhe vushtrriasi mund të jetë zgjidhja e problemeve aktuale.