Hertha synon Xhakën
20 dhjetor 2019
| 14:38
Mesfushori shqiptar i Arsenalit, Granit Xhaka është synim i klubit gjerman Hertha Berlin. Lajmi është bërë i ditur nga “Sky Germany”.
Trajneri i Herthas, Jurgen Klinsmann po e dëshiron shqiptarin, i cili i ka prishur raportet me tifozët e Arsenalit dhe si pasojë i është hequr edhe shiriti i kapitenit. Ndërsa mediet angleze disa herë kanë raportuar se Xhaka do të largohet nga Arsenali në janar.
/Epoka e re/