“Heshtë si peshku”, “hajde ma gjallë”, Halil Matoshi kapet me deputetin e Vetëvendosjes
Analisti dhe gazetari Halil Matoshi, mbrëmë në llogarinë e vet në “Facebook” ka publikuar një status që e kishte bërë deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani, i cili me datë 29 qershor të vitit 2020-të, ku kërkonte dorëheqjen e Qeverisë Hoti, pasi atëherë kishin dalë 122 qytetarë pozitiv me Covid-19 për 24 orë.
Matoshi ka shkruar se Eman Rrahmani po heshtë tash kur është në pushtet, ani pse për 24 orë kanë vdekur 28 qytetarë dhe 920 të tjerë kanë rezultuar pozitivë.
“Këtë njeri e ka votuar populli. Që çka thojke para nji viti tue u tallë me Qeverinë Hoti, kur ishin vetëm 122 raste infektimi!? Sot kanë dekë 28 kosovarë dhe nga 10 321 testime, 920 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. E tash ky Emani i veshun me pushtet heshtë si peshku!? P.S. A keni me e votuar prapë o popull???”, ka shkruar Matoshi.
Nuk ka shkuar shumë e këtij shkrimi të Matoshit iu është përgjigjur deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani.
Ai ka publikuar një foto ku Matoshi shihet në një dasmë, derisa ka shkruar “Hajde ma gjallë, hajde ma gjallë Lilo…”, ka shkruar ai.