Heshtja ndaj Speciales, rekomandim apo tradhti?!
Shkruan: Sali Bislimi
E kam vështirë ta kuptoj heshtjen tënde të mjerë Kosovë.
President ku na mbeten miqtë, i hëngri ujku apo u bën ujq. Kujt i shkon më së shumti përshtati kjo heshtje? Atyre që të fitojnë luftën kundër UÇK-së, që pastaj të zemërohen me zërin e qyqes.
Nëse heshtja është rekomandim atëherë kemi të bëjmë me shkeljen e drejtave të njeriut, nuk është aspak demokratike.
Kjo situatë komplekse ngre pyetje thelbësore në lidhje me drejtësinë ndërkombëtare, ekuilibrin midis sigurisë dhe të drejtave të njeriut dhe kuptimin e drejtësisë pas konfliktit, veçanërisht në një kontekst ku tensionet historike mund të ndikojnë në perceptimet dhe opinionet.
Angazhimi i gjykatës për të prodhuar dëshmitarë është devijim i drejtësisë, ata dëshmitarë nuk janë kundër Hashimit, më shumë janë kundër Kosovës shtet të pavarur dhe sovran.
Kjo aventurë e rrezikshme e ndërtuar mbi thashethemet shkaktoi një dhimbje ndaj të pafajshmit president Thaçi, vetëm për t’i kënaqur hipokritët vendas dhe ndërkombëtarë që ishin kundër pavarësisë së Kosovës.
Armiqtë e lirisë së Kosovës turqit dhe serbët qëndruan gjatë tek ne, dhe pa dyshim që mbollën farën e tyre që akoma nuk shkëputen ëndrrat për kthimin e tyre.
Kjo lufte speciale kundër trashëgimisë së UÇK-së dhe sot të Forcës së Sigurisë që të mbeten pa bukë është dëshmia më e mirë për t’i thënë stop degjenerimit politik në shtetin tonë të fituar me shumë djers dhe dhimbje.
Por ju të politikës kush jeni? Deri kur abuzoni me vlerat e shtetit tonë? Ku jetojnë familjet e juaja? A e keni historinë në tokën e Kosovës, nëse po ku i keni varret e të parëve tuaj!
Kosova nuk duron padrejtësi. Kjo tokë ka rrëzuar kralja dhe sulltana, edhe juve do t’ju heq qafesh, të gjithë juve fetarë e politikanë që jeni kundër vlerave perëndimore të shtetit të ri.
Drejtësia e mirëfilltë demokratike që ndërton paqen duhet ta kthen së shpejti presidentin Thaçi në atdhe.