Heshtja për hapjen e urës së Ibrit, Krasniqi tallet me qeveritarët
26 gusht 2024
| 15:19
Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka thënë se i duket argëtues heshtja “totale” e qeveritarëve për hapjen e urës së Ibrit.
Krasniqi ka thënë se pushteti nuk po ka guxim ta përmend fjalën “urë”.
“Vërtet shumë argëtuese po duket kjo heshtja totale e qeveritarëve për urën e Ibrit. Nuk po guxojnë as me e përmend fjalën ure. Nuk po guxojnë as me e recitue poezinë ‘Ura Mirabo’. Nuk e kam dite që tuten kaq shume. Khu bre!”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.