Ylli i Dortmundit dëshiron të luaj për Kosovën

20 dhjetor 2018 | 17:28

Mesfushori 16-vjeçar i Borussia Dortmund, Rilind Hetemi, e ka shprehur dëshirën e tij për të luajtur me Përfaqësuesen e Kosovës.

Hetemi deri më tani ka luajtur për Kombëtaren e Gjermanisë U16 dhe U15, ku gjithsej ka pesë paraqitje.

“Kam dy ëndrra, njëra është që të debutoj me skuadrën e parë të Borussia Dortmundit dhe tjetra për të luajtur me Përfaqësuesen e Kosovës”, ka thënë Hetemi, i cili shënoi me skuadrën e Dortmundit U19 ndaj Monacos në javën e kaluar. Në 17 paraqitjet e tij me klubin gjerman në këtë stinor ka shënuar pesë gola dhe ka bërë 11 asistime.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Letra e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald…