Hetemi pret në takim Sveçlën e Krasniqin, nënshkruan marrëveshje me drejtorin e ARC-së
02 nëntor 2023
| 14:40
I pari i Leposaviqit, Lulzim Hetimi, ka pritur takimin ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveclën, ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasnqi dhe drejtorin e Agjencisë për Regjistrim Civil (ARC), Blerim Camaj.
“Me qëllim të lehtësimit të ofrimit të shërbimeve për qytetarët” e Leposaviqit Hetemi ka nënshkruar marrëveshje me Camajn, përmes së cilës do të ofrohen hapësirat e objektit të komunës për zyrtarët e Qendrës së Regjistrimit të Automjeteve dhe Qendrës së Prodhimit të Dokumenteve.
“Duke pasur parasysh kërkesat e qytetarëve për këto shërbime, do të punojmë maksimalisht që ato të fillojnë të ofrohen sa më parë të jetë e mundshme”, ka shkruar Hetemi në “Facebook”.