Hetimet e SPAK-ut për Veliajn, Rama: Linçimi publik, i neveritshëm, deri tani nuk ka akuzë konkrete

30 dhjetor 2024 | 14:57

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në konferencën e fundvitit është pyetur në lidhje me hetimet për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj.

Ndërsa ka nënvizuar se nuk jep asnjë koment lidhur me procese hetimore apo çfarëdo lloj vendimmarrjeje të institucioneve të drejtësisë, ai dënoi atë që e quajti  “gjyq publik ndaj Veliajt”.

“Përkohësisht di që Erion Veliajt i cenohet jeta e tij private nga një gjyq publik nga të gjithë ata që janë angazhuar në ata gjyq. I cenohet dinjiteti nga prokurorë gjykate të ulur në klube mediatike apo të fshehur në ekrane të portaleve, të socialeve, këtë e di me siguri. Ndërsa për pjesën tjetër, nuk bën përjashtim askush nga ajo që unë kam thënë që në fillim. Nuk bëj komente për çështje që u takojnë institucioneve të drejtësisë. Nëse ndryshon, do ketë një arsye shumë të fortë. Deri sot ky është qëndrimi im. Linçimi publik i kryetarit të bashkisë është i neveritshëm dhe kërkimi i gijotinës për të është skandaloz. Këto janë komente meqë më pyetet, por për më shumë s’kam çfarë them”.

“Asnjë përfaqësues i PS-së nuk është i lejuar të bëjë asnjë koment, ne procesin po e ndjekim me shumë kujdes”, ka deklaruar Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duke u bazuar në Ligjin Nr. 08/L-181 për Vlerësimin e…