Hetohet kompania që mashtroi kosovarët për viza

02 janar 2022 | 23:15

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka nisur hetimet ndaj kompanisë BCD Travel Agency me dyshimin se ka mashtruar shumë qytetarë të Kosovës.

Sipas organit të akuzës, kosovarët u mashtruan dhe nga ta u morën mijëra euro kinse për t`u siguruar viza punë në shtetet evropiane.

Një nga të përfshirët në këtë mashtrim tha se pagoi mbi 5 mijë euro për të e familjen por nuk udhëtoi asnjëherë për në Suedi.

Ai pret që paratë e humbura t`i kthehen atij dhe mbi 500 qytetarëve që siç thotë ai u mashtruan.

Albulena Aliu nga agjencia BCD Travel, nuk pranoi të flas por vetëm tha shkurt se me këtë temë po merret hetuesia.

https://youtu.be/XxEdUIeCY_M

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pandemia COVID-19 natyrisht se ka prekur të gjitha sferat e…