Hetuesi Idriz Gashi ri-suspendohet – Avokati Smakiqi akuzon Qeverinë se këtu ka gisht: Prokuroria Speciale të nis hetimet
Avokati Xhevdet Smakiqi ka reaguar pasi hetuesi policor Idriz Gashi u suspendua përsëri.
Smakiqi akuzoi Qeverinë Kurti për ndërhyrje direkte në proceduren penale, madje kërkoi nga Prokuroria Speciale të nis hetimet.
“Ri-suspendimi i hetuesit Idriz Gashi nga pushteti i korruptuar përbënë nderhyrje direkte ne proceduren penale qe po zhvillohet kunder vartësve te Albin Kurtit per rastin KEK-ut dhe te e rezervave shtetëtore”, ka shkruar mes tjerash avokati Smakiqi.
Postimi i plotë:
Ri-suspendimi i hetuesit Idriz Gashi nga pushteti i korruptuar përbënë nderhyrje direkte ne proceduren penale qe po zhvillohet kunder vartësve te Albin Kurtit per rastin KEK-ut dhe te e rezervave shtetëtore.
Prokuroria Speciale e Kosoves duhet te nis hetimet qysh sonte dhe te mos tolerojë askend nga zyrtaret e ekzekutivit te pengoi proceduren penale ne rastet e hapura kunder zyrtareve te pushtetit.
Rekomanduesit dhe nenshkruesit e suspendimit dhe ri suspendimit te hetusit Idriz Gashi qofte nga IPK apo eproret policorë po deshmojne se jane nen ndikimin grupit te organizuar te dyshuarëve dhe te pushtetit politike krejt me qellim pengimin e Procedures Penale ku Albin Kurti po refuzon te deshmoi.