Hetuesit policorë interesohen për materialet e krimeve të luftës në Shtime
08 maj 2019
| 14:16
Zyrtarë dhe hetues të Policisë të Kosovës (PK) për hetimet e krimeve të luftës, me autorizim të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, kanë qëndruar në Komunën e Shtimes, me ç’rast janë pritur nga kryetari i kësaj komune, Naim Ismajli dhe nënkryetari Rrahman Jakupi.
Qëllimi i takimit ishte diskutimi i mundësive të grumbullimit të materialeve dhe fakteve për krimet e kryera nga forcat serbe gjatë luftës 1998-1999 në Komunën e Shtimes, në veçanti për masakrën e Reçakut.
/Epoka e re/