Heynckesi kritikon Ancelottin
Trajneri i Bayern Munchenit, Jupp Heynckes, ka akuzuar paraardhësin e tij, Carlo Ancelottin, se nuk ka qenë i aftë të bëjë një merkato të mirë te skuadra “bavareze”.
Sipas tij, trajneri italian nuk ka bërë një planifikim të mirë të blerjeve dhe të lojtarëve që do të ketë në dispozicion, pasi skuadra nuk ka një sulmues tjetër të aftë si Robert Lewandowski. “Është e vërtetë se na mungon një sulmues i mirë, por kjo ndodhi për faj të trajnerëve, të cilët nuk deshën një sulmues tjetër në skuadër. Nuk donin një sulmues të dytë të nivelit të lartë në skuadër. Kjo ishte kërkesa e tyre dhe klubi ndoqi ato këshilla që i tha ish-trajneri”, ka thënë Heynckes, që shtoi se do të jetë e vështirë të gjejë një sulmues të mirë në janar. “Në dimër nuk është e lehtë të gjesh lojtarë të aftë, që mund të të ndihmojnë për disa vite. Mendimi im është që skuadra duhet të planifikohet mirë që në janar”, ka shtuar Heynckes.