Hezbollahu emëron komandantin e ri të njësisë Radwan
22 shtator 2024
| 15:35
Ali Reda Abbas është emëruar komandant i ri i njësisë Radwan i Hezbollahut, pas vdekjes së ish-komandantit Ibrahim Aqil i cili humbi jetën nga sulmet ajrore izraelite në Danieh të Bejrutit.
60-vjeçari ka lindur në Barish në jug të Libanit dhe i ka mbijetuar tentimvrasjes në vitet e 90-ta, derisa po bashkëpunonte ngushtë me Aqil gjatë përfshirjes së tij në Hezbollah, transmeton Telegrafi.
Asistenti i Abbasit është emëruar së fundmi Ali Mussa Daqduq, i cili më parë u akuzuar për rrëmbimin dhe vrasjen e pesë ushtarëve amerikanë gjatë një incidenti në Karbala të Irakut në vitin 2007.
Ai ishte liruar nga gjykata e Irakut më 2012, duke i hapur atij rrugën për t’u rikthyer në Liban.