Hezbollahu fiton 65 ulëse në Parlamentin e Libanit
Lëvizja Hezbollah dhe aleatët e saj politikë kanë arritur rezultate të konsiderueshme në zgjedhjet parlamentare në Liban.
Kjo lëvizje mbështetet nga Irani dhe rezultatet në këto zgjedhje shihen si ilustrim për ndikimin e rritur të Teheranit në rajon.
Lideri i Hezvollahut, Sayyed Hassan Nasrallah, ka thënë se rezultatet e zgjedhjeve të 7 majit janë “një fitore shumë e madhe politike, parlamentare dhe morale për zgjedhjen për rezistencë”.
Numri i pjesëtarëve të Hezbollahut në Parlament është i njëjtë, por kandidatët e këtij grupi, apo që mbështetën nga ai, kanë arritur të fitojnë në qytete të mëdha.
Hezbollahu dhe aleatët kanë arritur të fitojnë pak më shumë se gjysmën, ose 65 nga 128 ulëset në Parlament, është bërë e ditur pas publikimit të rezultateve përfundimtare. Vetëm në një qark nuk janë numëruar votat, prandaj, zyra për media e Hezbollahut pretendon se në total kanë fituar 71 mandate të deputetëve.