‘Hibrid’ demanton Dimal Bashën, ua shtrembëroi raportin për t’i goditur mediet
Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha është demantuar nga platforma “Hibrid.info” në lidhje me raportin që e shfrytëzoi për t’i goditur mediet,
Basha duke përdorur të dhënat e publikuara nga “Hibrid”, ka keqinterpretuar, keqparaqitur , dhe keqkonkluduar prej fillimi deri në fund, për çfarë “Hibrid”-ka reaguar për shtrembërimet e tij.
“Në këtë postim, Basha, në fjalinë e fundit shkruan: ‘Fushat me më së shumti keqinformime në kategorinë dezinformatë ndërlidhen me çështjet e sigurisë dhe politikës, dhe 𝐤𝐣𝐨 𝐧𝐚 𝐭𝐫𝐞𝐠𝐨𝐧 𝐬𝐞 𝐒𝐞𝐫𝐛𝐢𝐚 𝐞 𝐑𝐮𝐬𝐢𝐚 𝐣𝐚𝐧ë 𝐚𝐤𝐭𝐢𝐯𝐞 𝐧ë 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐢𝐧 𝐭𝐨𝐧ë 𝐝𝐡𝐞 𝐩𝐨 𝐩𝐮𝐧𝐨𝐣𝐧ë 𝐬𝐡𝐮𝐦ë 𝐩ë𝐫 𝐭ë 𝐤𝐞𝐪𝐢𝐧𝐟𝐨𝐫𝐦𝐮𝐚𝐫 𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤𝐮𝐧 𝐩ë𝐫 𝐜𝐟𝐚𝐫𝐝𝐨 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐢𝐦𝐢 𝐭ë k𝐫𝐲𝐞𝐦𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢𝐭, 𝐩𝐨𝐫 𝐩𝐚 𝐥ë𝐧ë 𝐚𝐧𝐚𝐬𝐡 𝐦𝐞𝐝𝐢𝐮𝐦𝐞 𝐧ë 𝐬𝐡𝐪𝐢𝐩 𝐪ë 𝐩𝐨 𝐞 𝐧𝐝𝐢𝐡𝐦𝐨𝐣𝐧ë 𝐒𝐞𝐫𝐛𝐢𝐧ë 𝐞 𝐑𝐮𝐬𝐢𝐧ë 𝐧ë 𝐤ë𝐭ë 𝐤𝐞𝐪𝐢𝐧𝐟𝐨𝐫𝐦𝐢𝐦!”.
“‘Hibrid.info sqaron se fjalia: “𝐤𝐣𝐨 𝐧𝐚 𝐭𝐫𝐞𝐠𝐨𝐧 𝐬𝐞 𝐒𝐞𝐫𝐛𝐢𝐚 𝐞 𝐑𝐮𝐬𝐢𝐚 𝐣𝐚𝐧ë 𝐚𝐤𝐭𝐢𝐯𝐞 𝐧ë 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐢𝐧 𝐭𝐨𝐧ë 𝐝𝐡𝐞 𝐩𝐨 𝐩𝐮𝐧𝐨𝐣𝐧ë 𝐬𝐡𝐮𝐦ë 𝐩ë𝐫 𝐭ë 𝐤𝐞𝐪𝐢𝐧𝐟𝐨𝐫𝐦𝐮𝐚𝐫 𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤𝐮𝐧 𝐩ë𝐫 ç𝐟𝐚𝐫𝐝𝐨 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐢𝐦𝐢 𝐭ë k𝐫𝐲𝐞𝐦𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢𝐭, 𝐩𝐨𝐫 𝐩𝐚 𝐥ë𝐧ë 𝐚𝐧𝐚𝐬𝐡 𝐦𝐞𝐝𝐢𝐮𝐦𝐞 𝐧ë 𝐬𝐡𝐪𝐢𝐩 𝐪ë 𝐩𝐨 𝐞 𝐧𝐝𝐢𝐡𝐦𝐨𝐣𝐧ë 𝐒𝐞𝐫𝐛𝐢𝐧ë 𝐞 𝐑𝐮𝐬𝐢𝐧ë 𝐧ë 𝐤ë𝐭ë 𝐤𝐞𝐪𝐢𝐧𝐟𝐨𝐫𝐦𝐢𝐦!’, është koment personal i deputetit dhe nuk është pjesë e raportit (shih raportin e plotë këtu)”.
Për më tepër, “Hibrid.info”, ka demantuar edhe përqindjet e përdorura nga Basha.
“Nga 818 përmbajtjet keqinformuese të trajtuara nga hibrid.info (korrik 2023 – qershor 2024), 21 për qind e tyre janë vlerësuar si ‘dezinformatë’, e jo 67 për qind siç pretendohet nga Basaha”, ka shkruar “Hibrid.info”.
Dimal Basha godet mediet, thotë se po i ndihmojnë Serbisë e Rusisë për të keqinformuar