Hiddinki, trajner i Kinës U21
10 shtator 2018
| 19:17
Guus Hiddink u emërua të hënën trajner i kombëtares U21 të Kinës dhe do ta çojë ekipin në Olimpiadën e Tokios në vitin 2020.
Ekipi i parë kombëtar i Kinës renditet i 75-ti në ranglistën botërore të FIFA-s dhe ka një tjetër trajner të shquar në stol: Marcello Lippi, që nga viti 2016. Sipas medieve kineze, Hiddink do të paguhet gati 4 milionë euro në vit.