Hidhet lëndë e dyshimtë brenda sallës së Kuvendit në Shqipëri

17 tetor 2024 | 11:11

Demokratët Elda Hoti, Petrit Doda dhe Gëzim Ademaj janë deputetët që u përjashtuan nga kryetarja e Kuvendit në Shqipëri, Elisa Spiropali.

Teksa vijonte të protestonte brenda sallës së Kuvendit, të mbushur me njerëz, deputetja Hoti ka nxjerrë një shishe, e cila dyshohet se ka pasur lëndë djegëse dhe e ka hedhur në sallë, shkruan “A2”.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i gardës, e cila ka neutralizuar deputeten, teksa kryeparlamentarja Spiropali e ka përjashtuar.

“Ke ardhur në Kuvend me benzinë me vete, dilni jashtë. Dil jashtë, ke rrezikuar jetën e kuvendit. Je e përjashtuar. Me ju do të merret SPAK. Të verifikohet materiali që u hodh mbi deputetët. Petrit Doda dhe Elda Hoti dilni jashtë”, ka thënë Spiropali.

Ndërkohë, ministri i Brendshëm shqiptar, Ervin Hoxha, ka paralajmëruar padi ndaj deputetëve të opozitës, pas dyshimeve se në Kuvend u hodh lëndë djegëse benzinë.

“Një pjesë e juaja e cila nuk po i përmbahet rregullave dhe regjimit të kontrollit të brendshëm, bëhet fjalë për zjarrëvnie të qëllimshme. Të gjitha provat do të merren, Do të bëjmë kallëzim penal”, ka thënë Hoxha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazetari Milaim Zeka është përfshirë në debatin e deputetit Behgjet…