Hidhet nga dritarja se nuk duronte dot dhunën e gruas, arrestohet 54-vjeçarja
20 mars 2021
| 19:32
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Spanjë, ku burri është hedhur nga dritarja e apartamentit, pasi nuk duronte dot më dhunën e të shoqes.
Gruaja 54-vjeçare është arrestuar pasi akuzohet se ka keqtrajtuar djalin e saj të mitur dhe bashkëshortin e saj.
Ngjarja ka ndodhur më 9 mars në Valencia, Spanjë, ndërsa hetimet kanë filluar menjëherë pas një telefonate se një burrë ishte hedhur nga dritarja e shtëpisë.
Në vendin e ngjarjes, policia gjeti burrin ende gjallë në gjendje të rëndë dhe e dërguan menjëherë në spital.
Agjentët zbuluan se burri kishte ndërmarrë vendimin ekstrem për shkak të dhunës së vazhdueshme nga gruaja.