Hidhet nga kati i tretë i gjinekologjisë dhe vdes një grua
06 janar 2018
| 10:19
Në QKUK në Prishtinë raportohet se një grua është hedhur nga kati i tretë i repartit të gjinekologjisë për shkaqe deri më tani të panjohura, dhe si pasojë ka ndërruar jetë.
Kjo bëhet e ditur nga raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës, dhe se lidhur me rastin është njoftuar prokurori.