Hidhet poshtë propozimi i LDK-së që sot të shqyrtohet në lexim të parë rishikimi i buxhetit
23 qershor 2020
| 18:06
Me 48 vota kundër, Kuvendi i Kosovës ka rrëzuar propozimin e grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), që në seancën e sotme të shqyrtohet në lexim të parë rishikimi i buxhetit 2020.
Propozimit të LDK-së me vota pro iu përgjigjën 56 deputetë, që nuk ishte mjaftueshëm për ndryshim të rendit të ditës.