Hidhet shorti i Champions League, përballje gjigantësh në fazën e grupit: Reali gjen Liverpoolin e Milanin, spikasin Barça-Bayern dhe City-Inter
Është hedhur këtë të enjte shorti i Champions League, që këtë sezon do të jetë me një format krejt ndryshe. 36 ekipet kanë mësuar 8 kundërshtarët e fazës së grupit, i cili rezervon përballje të mëdha këtë sezon që në këtë fazë.
Sipas formatit të ri, tetë skuadrat që renditen në krye të grupit do të kualifikohen automatikisht për në fazën e 16 më të mirave, ndërsa skuadrat që pozicionohen nga vendi i nëntë deri në vendin e 24 do të luftojnë në një raund shtesë për t’iu bashkuar ekipeve të kualifikuara
Skuadrat nga vendi i 25 deri në atë të 36 do të eliminohen, pa mundësi të “rikuperimit” në Europa League.
Nga 125 ndeshje në total që ka patur formati i vjetër, tani spektakli i Champions League do të shumëfishohet në 225 ndeshje, pra gati 100 takime më shumë për t’u parë dhe shijuar.
Ndërkohë, siç ndodh edhe në formatin aktual, fituesja e Champions, por edhe ajo e Europa League, do të kenë akses të garantuar në sezonin e ardhshëm të Champions League.