![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2024/01/kupa-1.jpg)
Hidhet shorti i Kupës së Shqipërisë
31 janar 2024
| 16:09
U hodh paraditen e kësaj të mërkure shorti i fazës çerekfinale të Kupës së Shqipërisë.
Tetë skuadrat që kanë arritur deri në këtë fazë u njohën me kundërshtarët që do të kenë përballë, në synimin për të arritur te Kupa e Shqipërisë.
Dyshet e formuara nga shorti janë:
Erzeni – Vllaznia
Teuta – Tirana
Laçi – Egnatia
Kukësi – Partizani
Ndeshjet e para të fazës çerekfinale do të luhen në datat 20 dhe 21 shkurt, teksa ndeshjet e kthimit do të luhen më 5 dhe 6 mars.