Hidhet shorti për edicionin e ri në Superligen e meshkujve

05 shtator 2024 | 12:24

Në zyrat e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) është hedhur shorti për edicionin 2024-25 në Superliga Meshkujt. Komesari i Garave në FBK, Faton Kurshumlija dhe Asistentja Ekzekutive në FBK, Rrezarta Kqiku kanë bërë hedhjen e shortit në prani të përfaqësuesve të klubeve, derisa është transmetuar LIVE në faqen e FBK-së në “Facebook”.

Kampionia aktuale e Kosovës, Trepça në xhiron e parë do të ndeshet me Bashkimin, kurse në javën e parë do të ndeshen Vëllaznimi me Pejën, Proton Cable Prizreni me Sigal Prishtinën, si dhe Bora me Golden Eagle Yllin. Finalistët e fundit të “play-off”-it Trepça do të ndeshet me Golden Eagle Yllin në xhiron e dytë, ku në këtë xhiro është derbi i parë prishtinas Sigal Prishtina-Bora, kurse në javën e tretë është derbi tjetër i qytetit Proton Cable Prizreni-Bashkimi.

Në xhiron e katërt është derbi Trepça-Sigal Prishtina, në të pestin Sigal Prishtina-Peja dhe të gjashtin Trepça-Peja. Edicioni i ri do të fillojë më 14/15 shtator, që pritet të jetë njëri nga më interesantet në vitet e fundit.

Orari

Java 1 14/15.09.2024

Bashkimi – Trepça
Vëllaznimi – Peja
Proton Cable Prizreni – Sigal Prishtina
Bora – Golden Eagle Ylli

Java 2 21/22.09.2024

Trepça – Golden Eagle Ylli
Sigal Prishtina – Bora
Peja – Proton Cable Prizreni
Bashkimi – Vëllaznimi

Java 3 28/29.09.2024

Vëllaznimi – Trepça
Proton Cable Prizreni – Bashkimi
Bora – Peja
Golden Eagle Ylli – Sigal Prishtina

Java 4 05/06.10.2024

Trepça – Sigal Prishtina
Peja – Golden Eagle Ylli
Bashkimi – Bora
Vëllaznimi – Proton Cable Prizreni

Java 5 12/13.10.2024

Proton Cable Prizreni – KB Trepça
Bora – Vëllaznimi
Golden Eagle Ylli – Bashkimi
Sigal Prishtina – Peja

Java 6 19/20.10.2024

Trepça – Peja
Bashkimi – Sigal Prishtina
Vëllaznimi – Golden Eagle Ylli
Proton Cable Prizreni – Bora

Java 7 26/27.10.2024

Bora – Trepça
Golden Eagle Ylli – Proton Cable Prizreni
Sigal Prishtina – Vëllaznimi
Peja – Bashkimi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy ish-nënkryetarët e komunave paralele serbe intervistohen sot (e enjte)…