Hidhet shorti për Ligën Unike

11 nëntor 2022 | 14:26

Është hedhur shorti për edicionin 2022-23 në Ligën Unike te meshkujt.

Në këtë garë do të marrin pjesë katër skuadrat më të mira nga Kosova dhe katër më të mirat nga Shqipëria.

Kampione aktuale është Peja. Do të zhvillohen gjithsej 14 xhiro, me sistem vajtje-ardhje dhe më pas do të përcaktohen katër skuadrat më të mira, që do të luajnë në “Final-Four”, për titullin e kampionit.

Nga Kosova do të garojnë: Golden Eagle Ylli, Trepça, Peja dhe Ponte Prizreni, kurse nga Shqipëria: Tirana Neptun, Apolonia, Teuta dhe Kamza. Faktikisht u zhvillua një ndeshje mes Pejës dhe Ponte Prizreni, ku prizrenasit fituan 75:81, duke ia shkaktuar humbjen e parë verdhezinjëve.

Peja në xhiron e parë do të jetë mysafire e Kamzës, kurse kampioni i Kosovës, Golden Eagle Ylli do të ndeshet me Tirana Neptun.

Apolonia që për herë të parë do të garojë në Ligën Unike do të ndeshet me Ponte Prizrenin, që po ashtu debuton në këtë garë, kurse sfida tjetër është ndërmjet Trepçës dhe Teutës së Durrësit.

Orari

Java I  16/17 Nëntor 2022

GOLDEN EAGLE YLLI – TIRANA NEPTUN
APOLONIA –  PONTE PRIZRENI
TREPÇA – TEUTA
KAMZA – PEJA

Java II  23/24 Nëntor 2022

TIRANA NEPTUN – PEJA
TEUTA  – KAMZA
PONTE PRIZRENI – TREPÇA
GOLDEN EAGLE YLLI – APOLONIA

Java III   14/15 Dhjetor 2022

APOLONIA – TIRANA NEPTUN
TREPÇA – GOLDEN EAGLE YLLI
KAMZA – PONTE PRIZRENI
PEJA – TEUTA

Java IV  11/12  Janar 2023

TIRANA NEPTUN – TEUTA
PONTE PRIZRENI – PEJA
GOLDEN EAGLE YLLI – KAMZA
APOLONIA – TREPÇA

Java V   18/19 Janar 2023

TREPÇA – TIRANA NEPTUN
KAMZA – APOLONIA
PEJA – GOLDEN EAGLE YLLI
TEUTA  – PONTE PRIZRENI

Java VI  25/26 Janar 2023

TIRANA NEPTUN – PONTE PRIZRENI
GOLDEN EAGLE YLLI – TEUTA
APOLONIA – PEJA
TREPÇA – KAMZA

Java VII  1/2 Shkurt 2023

KAMZA –  TIRANA NEPTUN
PEJA – TREPÇA
TEUTA – APOLONIA
PONTE PRIZRENI – GOLDEN EAGLE YLLI

Java VIII    8/9 Shkurt 2023

TIRANA NEPTUN – GOLDEN EAGLE YLLI
PONTE PRIZRENI – APOLONIA
TEUTA – TREPÇA
PEJA – KAMZA

Java IX   22/23 Shkurt 2023

PEJA – TIRANA NEPTUN
KAMZA – TEUTA
TREPÇA – PONTE PRIZRENI
APOLONIA –  GOLDEN EAGLE YLLI

Java  X   1/2 Mars 2023

TIRANA NEPTUN – APOLONIA
GOLDEN EAGLE YLLI – TREPÇA
PONTE PRIZRENI  – KAMZA
TEUTA – PEJA

Java XI 8/9 Mars 2023

TEUTA – TIRANA NEPTUN
PEJA – PONTE PRIZRENI  75:81
KAMZA – GOLDEN EAGLE YLLI
TREPÇA – APOLONIA

Java XII   15/16 Mars 2023

TIRANA NEPTUN – TREPÇA
APOLONIA – KAMZA
GOLDEN EAGLE YLLI – PEJA
PONTE PRIZRENI – TEUTA

Java XIII   22/23 Mars 2023

PONTE PRIZRENI – TIRANA NEPTUN
TEUTA  – GOLDEN EAGLE YLLI
PEJA- APOLONIA
KAMZA- TREPÇA

Java XIV 29/30 Mars 2023

TIRANA NEPTUN – KAMZA
TREPÇA – PEJA
APOLONIA- TEUTA
GOLDEN EAGLE YLLI –  PONTE PRIZRENI

FINAL FOUR  5/6  PRILL 2023

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylli i Portugalisë, Joao Felix po mendon largimin nga Atletico…