Hidrocentrali i Moglices hap portat, pamje mahnitëse (Foto)

12 prill 2020 | 22:26

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka bërë me dije se diela ishte një ditë e veçantë në historikun e energjetikes shqiptare.

“Hidrocentrali i Moglices, i cili ka njërën nga dy digat e betonit me të larta të Evropës, hapi për herë të parë në një provë të suksesshme portat e liqenit të tij! Miq, Kaskada e Devollit shënon investimin me të madh në energjetiken e vendit në 30 vitet e fundit”, ka shkruar Berisha në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka thënë se punimet për këtë Kaskade nga kompania norvegjeze Statkraft filluan në pranverën e vitit 2013.

“Te nesërmen e inaugurimit të punimeve Edvin Kristaq Mashtrimi u deklaroi qytetarëve të Gramshit se Berisha inauguroi gënjeshtrën e radhës. Por sot hidrocentralet e Banjës dhe Moglices janë një realitet me vlerë tejet të rëndësishme për energjetiken dhe ekonominë e Shqipërisë. Një mirënjohje për të gjitha ata vendas dhe të huaj që ideuan, projektuan, financuan dhe ndërtuan këtë kryevepër të re të energjitikes në Shqipëri”, ka shkruar ish-kryeministri Berisha.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka kërkuar aprovimin e Këshillit…