”Hidrodrini” del me njoftim të rëndësishëm qytetarët e rajonit të Dukagjinit
Kompania Rajonale e Ujësjellësit, ‘’Hidrodrini’’ në Pejë, kanë lëshuar informacione shtesë, mbi situatën e krijuar me ujin, pas reshjeve të shumta të shiut.
”Hidrodrini” u bën thirrje të gjithë konsumatorëve, të cilët vërejnë turbullira uji, pa e vluar mos ta konsumojnë për pije.
Kjo, anise sipas tyre, situata mbetet nën kontroll.
”Ekipet e KRU ‘Hidrodrini’, po përcjellin nga afër situatën e krijuar dhe gjendjen e burimeve, pasojë e rreshjeve që po vazhdojnë.
Deri më tash (ora 13:30, koha e raportimit), situata mbetet nën kontroll, mirëpo bëhet thirrje që të gjithë konsumatorët të cilët vërejnë turbullira të uji, mos ta konsumojnë për pije pa e vluar.
Në bazë të raporteve nga terreni thirrja vlen posaçërisht për zonën e Istogut, Deçanit dhe Klinës.
Kryeshefi Ekzekutiv ing. Agron Tigani mbetet në kontakt dhe koordinim të vazhdueshëm me menaxherët e Njësive Operative, Pejë, Istog, Klinë, Deçan dhe Junik, duke ofruar mbështetjen e plotë në rast të paraqitjes së nevojës edhe nga rajoni.
Ekipet mobile vazhdojnë të mbeten në terren.
Me respekt;
Zyra për Media e KRU ‘Hidrodrini’-Pejë”