Hierro deklarohet pas fitores ndaj Iranit
21 qershor 2018
| 11:17
Spanja e mposhti Iranin, por trajneri Fernando Hierro nuk është shumë i kënaqur pas kësaj fitore.
Në fakt ish-kapiteni i Real Madridit, ka thënë se Spanja më mirë luajti në ndeshjen ndaj Portugalisë (3-3), sesa ndaj Iranit (1-0).
“Ne morëm tri pikë, katër në tërësi, dhe ndoshta ishim më të mirë kundër Portugalisë, sesa ndaj Iranit. Njerëzit thonë se gjërat nuk po funksionojnë, por kemi katër pikë. Sigurisht, duam të jemi edhe më të mirë, por çdo ekip do të vuajë në këtë Botëror”, ka thënë Hierro, duke shtuar se: “Kushdo që dëshiron të fitojë një Kupë Bote në Rusi do të vuajë. Është e vërtetë, ndoshta ishim më të lumtur pas Portugalisë, por sot kemi marrë tri pikët e mundshme”.
/Epoka e re/