Higuaini, afër transferimit në SHBA

20 prill 2020 | 13:06

Verën e kaluar duhej të largohej nga Juventusi, por mungesa e ofertave bëri që Maurizio Sarri t’i jepte edhe një shans Gonzalo Higuainit, që gjithsesi nuk arriti ta shfrytëzojë si duhet dhe shpesh i ka nisur ndeshjet nga pankina, ndonëse është i vetmi sulmues tipik në organikën e bardhezinjve.

Megjithatë këtë verë sulmuesi argjentinas pritet të lërë Torinon dhe përplasja me drejtuesit e klubit për rikthimin në Itali, duket se e ka përshpejtuar edhe më shumë këtë proces, me bardezinjtë që janë të bindur të largojnë El Pipitën dhe të marrin një tjetër qendërsulmues në ekip.

Higuain ka refuzuar momentalisht rikthimin në Torino, me arsyetimin se ka frikë nga infektimi me koronavirus, ndërsa drejtuesit e Juves ia kanë bërë të qartë se duhet të gjejë një skuadër tjetër për sezonin e ardhshëm.

Opsioni më i mundshëm është MLS-ja amerikane, pasi vetëm atje ka klube që mund të paguajnë shifrën prej 15 milionë eurosh që Juventusi kërkon për kartonin e tij, ndërsa klubi bardhezi do të provojë më pas të sjellë në Torino njërin mes Icardit dhe Milik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian…