Higuaini del negativ në test dhe ‘arratiset’ në Argjentinë

19 mars 2020 | 18:43

Sulmuesi i Juventusit, Gonzalo Higuain ka lënë Italinë natën e mbrëmshme për t’u “arratisur” nga COVID-19 drejt Argjentinës së tij.

Zgjedhja e tij shkel karantinën e vendosur nga Juventusi pas rasteve pozitive të Ruganit dhe Matuidit. Në orët që kaluan, sulmuesi argjentinas ka kryer testet për COVID-19 dhe ka rezultuar negativ.

Më pas ka shkuar në aeroport me certifikatë mjekësore dhe një xhet privat e priste në pistë dhe agjentët e pistës e kanë autorizuar fluturimin. Për “Pipitan” nuk mund të kishte një fluturim direkt për Argjentinë, ndaj ai ka shkuar në Francë e më pas në Spanjë për t’u nisur drejt Buenos Airesit. Agjentët e aeroportit kanë kontaktuar me klubin për t’u informuar nëse certifikata mjekësore ishte e vërtetë, por ende nuk dihet nëse Juve ishte e informuar për lëvizjen e sulmuesit të saj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, thotë se ka nxitur Administratën…