Higuaini drejt largimit nga Juventusi
Juventusi kërkon një sulmues dhe gjatë kësaj periudhe ka pasur shumë emra të lakuar. Gonzalo Higuain raportohet se do të largohet dhe argjentinasin e do River Plate, si dhe disa skuadra në MLS. Bardhezinjtë duhet ta zëvendësojnë menjëherë dhe Arkadiusz Milik është një prej alternativave.
Napoli do 40 milion euro për sulmuesin polak, por mund të arrihet një marrëveshje duke përfshirë Federico Bernardeschi, ose mbrojtësin Luca Pellegrini plus para. Aurelio de Laurentiis duhet ta ndajë mendjen, pasi Milik sezonin e ardhshëm mund të largohet me parametra zero.
Juventusi normalisht nuk mund të ndjekë vetëm sulmuesin e Napolit dhe ka nisur të lëvizë edhe për një tjetër pistë. Alexandre Lacazette është futbollisti tjetër që ka tërhequr vëmendjen e klubit nga Torino dhe Arsenal ka në dorë fatet e tij.
Në Itali janë të bindur se me Dybala e Ronaldo ai mund të përshtatet shumë mirë dhe transferimi i tij do të ishte shumë i vlefshëm për trajnerin Maurizio Sarri.