Higuaini: Juve më përzuri, dua të luaj me Ibrën te Milani
Të dielën gjithë Milano do të jetë e përqendruar në derbin e qytetit. Milani dhe Interi do të masin forcat në orën 20:30. Të gjithë parashikojnë një sfidë mes Icardit dhe Higuanit.
“Ueah, Inzagi , Shevçenko, Kaka, Ronaldinjo, Ronaldo dhe Ibrahimoviç kanë një të përbashkët me fanellën kuqezi, ata kanë shënuar në derbin e tyre të parë. Do të ishte bukur të isha pjesë e këtij grupi. Duhet të fitojmë për të treguar se nuk jemi inferior ndaj askujt”, ka thënë Higuain.
“Unë nuk zgjodha të largohem. Ata dëshironin Ronaldon dhe me thanë se nuk mund të qëndroja, madje dhe se po kërkonin një zgjidhje për mua. Mendoj se Milan ishte zgjidhja më e mirë. Për Juventusin kam dhënë gjithçka. Që nga finalja e Kupës së Italisë e ndjeva se diçka brenda ishte thyer. Te Milan ndjeva menjëherë dashuri të madhe dhe kështu u binda”, ka deklaruar Higuain.
Me pas sulmuesi argjentinas ka folur për bashkëkombasin e tij, i cili luan për Interin, Mauro Icardi.
“Nuk po flasim për tenis, por për futboll. Do të luajmë 11 kundër 11 dhe nuk duhet të jetë asnjeri speicifikisht në vëmendje. Ndeshjet i fitojnë ekipet , jo lojtarët. Megjithatë, Icardi ka bërë mirë për disa vite. Ai është i ri dhe ka hapësira për tu rritur. I uroj më të mirën. Ajo që dua të marr nga ai është aftësia e goditjeve me kokë dhe kohën që fiton në zonë. Jashtë fushe nuk kam marrëdhënie me Icardin”, ka shtuar ai.
I pyetur se çfarë mendon për Ibrahimoviqin, Higuain është përgjigjur: “Mua më pëlqen të luaj me lojtarë të mëdhenj dhe Ibra është një ndër ta. Idhulli im i fëmijërisë megjithatë është Ronaldo Fenomeni. Unë nuk do të jem kurrë si ai”.
Duke folur për trajnerin Gattuso, Higuain ka shtuar: “Jam dakord me Romanjolin, jemi gati të vdesim për Gattuson. Ai ka diçka ndryshe. Të shikon në sy dhe aty e kupton se sa shumë e dashuron futbollin. Kur kam qenë te Reali kam luajtur kundër tij në fushë. Po përpiqet të marrë më të mirën nga unë dhe të gjithë jemi me të. Mos e besoni kur u thonë se të gjithë trajnerët janë kështu, si Gattuso nuk ka shumë. I ngjan shumë Sarrit, ka dëshirë të çmendur për fitore”.