Higuaini largohet nga Juventusi, kjo është e ardhmja e tij

03 shtator 2020 | 13:30

Sulmuesi Gonzalo Higuain nuk do të jetë më pjesë e Juventusit, pasi nuk bën pjesë në planet e trajnerit, Andrea Pirlo.

Agjenti i sulmuesit, i cili njëkohësisht është edhe vëllai i tij, Nicolas Higuain, konfirmoi se Gonzalo do ta vazhdojë karrierën diku tjetër dhe jo më në Itali. “Ne e vlerësojmë sinqeritetin e Pirlos. Ai i tha vëllait tim atë që mendonte dhe kjo gjë nuk ndodh shpesh. Po flasim për një sulmues i cili ka shënuar mbi 350 gola në vitet e fundit. Të arrish statistikat e tij duhen të paktën 10 vite, por fatkeqësisht ne harrojmë shumë shpejt”, deklaroi Nicolas për “Tuttosport”.

“Gonzalo nuk do ta vazhdojë karrierën e tij në Itali dhe mbi të gjitha nuk do të luajë kurrë për Boca Juniors. Ka disa oferta nga Franca, Anglia, Spanja, Kina dhe Amerika për të. Deri më tani janë shumë klube, por ne do t’i shikojmë të gjitha me kujdes dhe do të vendosim me qetësi”, mbyll vëllai i Higuainit.

Ndërkohë është Inter Miami shumë pranë transfermit të Higuain. Klubi në pronësi të David Beckham mesa duket ka gjetur akordin me lojtarin dhe tashmë pritet vetëm zyrtarizimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të enjten ka filluar asfaltimi i një rruge të gjatë…