Hilary Duff bëhet nënë për herë të tretë
Këngëtarja e famshme Hilary Duff i është gëzuar ardhjes në jetë të fëmijës së saj të tretë. Hilary Duff dhe partneri i saj Matthew Koma mirëpritën vajzën e tyre të dytë.
Aktorja publikoi në llogarinë e saj në “Instagram” një foto nga vaska ku ka sjellë në jetë bebushen, ndërsa brenda në të qëndron edhe e bija Banks Violet Bair.
Duff ka zbuluar për ndjekësit edhe emrin e vajzës që ka sjellë në jetë. Ajo quhet Mae James Bair. “Mae James Bair – të duam bukuri ” ka shkruar Hilary krahas postimit të bukur.
33-vjeçarja ka falënderuar djalin e saj nëntë vjeçar Luca i cili siç ka thënë, e ka ndihmuar atë shumë gjatë shtatzënisë duke e kuptuar dhe duke ia lehtësuar lëvizjen dhe punët e tjera.
Matthew ndau gjithashtu të njëjtën foto në llogarinë e tij në Instagram, për t’i dhënë fansave lajmin e bukur se është bërë sërish baba.