Hilary Duff martohet për herë të dytë
23 dhjetor 2019
| 11:38
Hilary Duff është zyrtarisht e martuar. Aktorja i dha fund beqarisë duke i thënë “Po” partnerit të saj prej tre vjetësh Matthew Koma.
Ata mbajtën një ceremoni private në kopshtin e banesës së tyre të shtunën. Çifti mirëpriti në jetë një vajzë në tetor të vitit 2018 dhe njoftoi fejesën në maj të këtij viti.
“Ishte një festë dashurie, një ceremoni e vogël dhe private në shtëpinë e saj me miqtë dhe familjen”, ka thënë një burim për “Just Jared”.
Hilary u lidh me kompozitorin në janar 2017, një vit pasi u finalizua divorci i saj nga Mike Comrie. Ajo dhe Comrie kanë një djalë, Lucan, shtatëvjeçar.