Hilary Duff nervozohet me paparacët
23 dhjetor 2019
| 11:40
Aktorja Hilary Duff është nervozuar shumë me tre paparacë për të cilët ka folur përmes një storie të postuar në “Instagram”, ku i ka kritikuar ashpër pse ata e kanë ndjekur hap pas hapi gjithë ditën atë dhe dy fëmijët e saj.
“Unë jam duke shëtitur së bashku me dy fëmijët e mi dhe kudo që shkoj paparacët më vijnë pas. Dy burra, tre, por aktualisht njëri nga ta është duke u larguar me shpejtësi matanë rrugës. Ata thjesht po më përcjellin mua dhe fëmijët e mi kudo që po shkojmë”, ka thënë aktorja e “Lizzie McGuire”.