“Hilja” e prokurorëve të Speciales, ish-udhëheqësit e UÇK-së po e Clintonin jo
Shkruan Astrit Gashi
Jo në emrin tim!
Jo në emrin e Kosovës! Jo akuzë nga një kriminel luftë sikur i ashtuquajturi kryesues i një komisioni të vetëquajtur “për Kosovën” në Parlamentin e Serbisë, Milovan Dreçun, i cili thotë se nga puna e këtij “komisioni”, falë të dhënave të tij, është ngritur aktakuza në Gjykatën Speciale kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Pse prokurorët e Gjykatës Speciale ishin selektivë në marrjen e të gjitha të dhënave nga ky njeri që ka duart me gjak. Sipas tij, edhe presidenti amerikan, Bill Clinton, duhej të paraqitej dikur në dhomën 14 të Gjykatës së Rrethit në Valjevë të Serbisë në orën 10:00 të 29 shtatorit 1999 për të dhënë shpjegime mbi akuzat se ai ka kryer krime lufte ndaj popullsisë lokale, duke shkelur kështu nenin 142 (pikat 1 dhe 2) dhe nenin 22 të Kodit Penal të Republikës Federale të Jugosllavisë.
Këtë nen e kanë shkelur edhe të akuzuarit e Gjykatës Speciale.
Por ky komision famoz në listën e personave të akuzuar kishte edhe sekretaren amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, kryeministrin britanik Tony Blair, ministrin e Jashtëm britanik Robin Cook, ministrin britanik të Mbrojtjes, George Robertson, presidentin francez Jacques Chirac, ministrin e Jashtëm francez Hubert Vedrine.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Javier Solana, komandanti i përgjithshëm i NATO-s në Evropë, Wesley Clark, kancelari gjerman Gerhard Schroeder, ministri i Jashtëm gjerman, Joschka Fischer dhe ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë, Rudolf Scharping, që të gjithë në vitin 1999 kishin pozita në vendimmarrje e jo drejtuesit e luftës sonë për liri. Pra, do të duhej që cirku juaj të duket i plotë të thirren edhe këta persona në gjykatë.
A nuk i mjaftoi Këshillit të Evropës dështimi dhjetëvjeçar i Misionit për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) i cili shpenzoi 1 miliard e 60 milionë euro për procese të montuara politike në Kosovë.
Jo gjykatës që u ngrit nga pretendimet e ngritura nga Dick Marty, nga një raport i sponsorizuar nga Drecun dhe Rusia të paargumentuara, të paprovuara dhe të pabazuara në prova dhe fakte.
Jo në emrin tim!
Me fjalë dhe fakte nuk merr vesh kjo gjykatë e montuar nga dëshmitarë të paguar!
Prandaj më 2 prill në orën 14:00 të gjithë në sheshin e paqes, në sheshin që mban emrin e misionares së paqes Nëna Tereza, për ta mbrojtur dinjitetin e shkelur nga njerëz që në emër të drejtësisë po bëjnë krim, duke kidnapuar djemtë që na sollën lirinë!
Liria ka emër. Jo në emrin tim! Jo në emër të Kosovës!